Në skadencë kontrate me Milanin, tani futbollistin e kuqezinjve e synon edhe…

Alesio Romanjoli që nga 1 korriku nuk do të jetë më lojtar i Milanit.

Si i lirë, ai mund të lidhet me çdo klub. Lacio që është edhe ekipi i tij i zemrës, e kërkon prej kohësh, por nuk ka arritur ende t’i propozojë 3 milionë eurot që ish-kapiteni i Milanit pretendon.

Në këtë situatë, në orët e fundit, ka ndërhyrë Fiorentina që duket gjithashtu e interesuar për 27-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL