Në një lidhje të re? Majk fotografohet krah një vajze misterioze

Majk është shumë hermetik rreth jetës personale dhe mundohet ta mbajë sa më larg syve të publikut. Megjithatë, si një personazh publik, ai nuk mund ta realizojë gjithnjë këtë. Kështu, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë dy foto të reperit krah një vajze misterioze. Fotot janë shpërndarë fillimisht nga “Reporteri.net” dhe thuhet se vajza në fjalë është e dashura e reperit.

Identiteti i saj nuk dihet, por nuk është figurë publike. Sakaq, Majk ende nuk ka reaguar. Hera e fundit që Majk u përfol për një lidhje ishte një vit më parë kur u tha se ka nisur një romancë me Blerta Veselin, por të dy e mohuan diçka të tillë. Po ashtu, shpesh reperi bëhet kryefjalë e mediave rozë për një ribashkim me ish-partneren dhe nënën e djalit të tij, Majlinda Zeka.

Megjithëse të ndarë prej kohësh, ata kanë ruajtur raporte të mira së bashku dhe takohen shpesh për hir të të voglit të tyre Roan. Mirëpo, duket se bëhet fjalë vetëm për një marrëdhënie të mirë dhe bashkëprindërim që djalit të tyre të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.