Në lidhje dashurie me Kim Kardashian? Maluma i sinqertë, tregon direkt të vërtetën

Ka kohë që po përflitet se ylli i muzikës latine, Maluma është në një lidhje me Kim Kardashian.

Përsa i përket këtyre thashethemeve, këngëtari ka thyer heshtjen dhe ka thënë se ata janë vetëm miq të mirë. I pyetur se si kanë lindur këto dyshime tek publiku, Maluma u shpreh:

“Nuk e di! Ne kemi kaluar kohë bashkë në show-n e markës ‘Dior’. Atje e kam takuar atë për herë të parë. Në këtë ngjarje jemi shoqëruar edhe me motrën e saj, Kourtney Kardashian. Por, njerëzit thjeshtë filluan të flasin për këtë gjë.

Nuk e di pse filluan të spekulojnë se jemi në lidhje dhe ta pyesin atë për këtë çështje. Ndoshta kjo po ndodhë ngase Kimi është duke u shkurorëzuar dhe mediave ju pëlqen të spekulojnë për gjëra të këtilla.

Por, jo. Ne jemi vetëm miq të mirë. Nuk flasim shpesh, por kemi shoqëri mes veti dhe gjithmonë ia dëshirojmë më të mirën njëri-tjetrit”.

Kujtojmë se më herët, Kim Kardashian i ka hedhur poshtë këto spekulime duke mohuar të jetë në një lidhje me Maluma.

Po ashtu, pas divorcit me reperin e njohur, ajo është përfolur edhe për një lidhje romantike me Van Jones.

Zëra të cilat i ka hedhur poshtë më herët Kim duke mohuar të jetë në një lidhje dashurie me të. Madje ajo ka shtuar se Jones i ka dërguar mesazhe, ku i thoshte se pas këtyre thashethemeve ka pasur më shumë kërkesa për takime romantike. / IconStyle