Në ditëlindjen e Zaiminës vëmendjen e merr Khloe, vogëlushja vishet njësoj me mamin

Ditën e sotme Zaimina Vasjari feston 32-vjetorin e lindjes dhe urimet për të nga fansa, kolegë, familjarë dhe miq kanë qenë të pafundme. Me afrimin e mbrëmjes, duket se kanë ardhur edhe momentet e festimeve, madje pamjet e para i ka publikuar vetë bukuroshja e ekranit. Pak minuta më parë, ajo zbuloi ‘look-un’ që ka zgjedhur për festën e ditëlindjes dhe përfitoi nga rasti për të falënderuar të gjithë ata që i shkruan urimet e tyre.

Zaimina-2

Zaimina ka publikuar edhe imazhin më të ëmbël me të bijën, e cila është veshur me të njëjtat ngjyra si e ëma, por me fustan. Qendra e festës më siguri do të jetë edhe e vogla e cila e bën çdo moment të Zaiminës të paharrueshëm. / revistawho.com