Në datëlindjen e Romeos dhe Donaldit, nuk mungoi një urim publik nga Bora Zemani

Fillimi i muajit shtator shënoi dhe datëlindjen e dy binjakëve cool të showbizit: Romeo dhe Donald Veshaj. Ata uruan njëri-tjetrin teksa shprehën dashurinë dhe mbështetjen që gjejnë mes tyre. Në rrjetet sociale sigurisht që nuk munguan foto dhe urimet e miqve, teksa veçuam atë të Jonida Maliqit.

Për të gjithë kuriozët, po Bora Zemani e bëri një urim? Kujtojmë se aludohet se marrëdhënia e Borës dhe Donaldit mori fund pak kohë më parë, pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë çdo postim që kishin me njëri-tjetrin. Ndonëse nuk kishte asnjë postim me të nga festa e datëlindjes, Bora u sigurua t’i uronte publikisht. Në foton e publikuar nga Romeo, ajo ka komentuar duke shkruar: “Familja e bukur! Edhe 100 vite çuna.”

Sigurisht që sido të jenë marrëdhëniet mes tyre, në ditë të tilla të veçanta kujtohen për njëri-tjetrin. /News-31.com