Në ’90 iku me ambasadat, aktori shqiptar fqinj me Presidentin e Gjermanisë: Më pyeti nëse kisha pistoletë

Kasem Hoxha është aktori dhe producenti shqiptar, që shoqëron prej 3 ditësh presidentin e Gjermanisë. Madje, ata kanë edhe një raport të afërt me njëri-tjetrin pasi janë fqinj.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjitha sfidat e jetës, nga largimi për në Gjermanin në 1990 me ambasadat, si u bë pjesë e kinematografisë dhe deri te marrëdhënia me të parin e Gjermanisë.

“Kjo ishte një sfidë e jetës time që nuk e zgjova vetë, por regjimi i atëhershëm më detyroi. Por mu dha mundësia të ndjekë ëndrrën time dhe pse jo mos ta vazhdoja.

Ka qenë një tmerr i vërtetë. Sepse hyrja në ambasadë ka qenë një akt i rëndësishme që do të ndikonte në jetën tënde. Vinte duke u përforcuar dhe pyesja veten pse e bëra unë këtë, çfarë dua unë këtu. Unë kam një citat që them gjithmonë, edhe pse nuk dua ta them se do ta tregojë më 2 korrik. Por që fal ambasadorit jam këtu ku jam.

Ata më kanë kërkuar përmes agjencisë së aktrimit time. Ata kontaktuan dhe më thanë: ‘Faleminderit Kasem që pranove, kemi parë intervistat e tua dhe kemi vënë re sesa me këmbë në tokë je’.

Unë e kam edhe komshi presidentin, kemi folur edhe në avion, është shumë i thjeshtë. Më tha me shaka: ‘A ke pistoletë me vete, nga që më pa kështu. Nuk patëm shumë kohë për të folur se ishin 50 veta në avion’”, u shpreh ndër të tjera Kasemi./abcnews.al