Ndryshe nga ç’do herë tjetër! Loredana provokon me pozat e fundit, shfaqet e mbuluar vetëm me peshqir

Loredana Zefi është një ndër personat më të komentuar të shoëbizz-it, si për jetën profesionale, ashtu edhe për atë private.

Jemi mësuar ta shohim me të njëjtin stil veshjeje në fotot apo videot që publikon, por këtë herë, reperja solli diçka ndryshe për ndjekësit e saj.

Ajo postoi në Instastory një foto, në të cilën shfaqej e mbuluar vetëm me peshqir ngjyrë të verdhë, pas stërvitjes në palestër.

Reperja është përfolur shumë për ribashkimin me ish-bashkëshortin e saj, Mozzik, por dyshja nuk ka bërë asnjë reagim, pavarësisht “gjurmëve” që kanë lënë.

Dyshja kanë edhe një vajzë të vogël bashkë, të cilën e quajnë Hana.