Ndonëse të ndarë, ish-e dashura i bën Ardian Bujupit urimin e ëmbël për ditëlindje

Ardian Bujupi feston sot ditëlindjen dhe urimet nga fansat dhe miqtë e tij kanë qenë të shumtë. Mirëpo, mes shumë urimeve ai që mori vëmendje ishte ai i ish-të dashurës së këngëtarit, Sabrine Khan.

Ajo ka publikuar në Instastory një video me këngën e fundit të Ardianit dhe krah saj ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen Ardi!” Më pas videoja është ripostuar edhe nga Ardiani, i cili e ka shoqëruar me një emoji duke e falenderuar për urimin.

Ndonëse dyshja i ka dhënë fund romancës, ata e ndjekin ende njëri-tjetrin, komentet dhe mbështetja në rrjetet sociale nuk mungon. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes tyre, por pavarësisht të gjithave duket se ruajnë ende një miqësi të mirë.

Kujtojmë se pak muaj më parë bëri goxha bujë deklarata e Ardianit në “Shiko kush luan”. I pyetur se si e ka emrin Zhulieta e tij, Ardian Bujupi tha “Sabrine”, e teksa ne të gjithë menduam se bëhej fjalë për të dashurën e tij, ai shpjegoi një ditë më pas se ishte e kundërta.Kjo pasi ai e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij. Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

/News31