Ndodhia e Luiz Ejllit me një femër: “Më bëri bllok për 5 minuta ngaqë unë…”

Të gjithë meshkujt do të jenë të gozhduar për një muaj me radhë para ekranit, për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror. Por këngëtari Luiz Ejlli, duket se përjetoi një situatë jo të këndshme, të cilin e ka ndarë në Facebook. Luizi rrëfen se i ka ardhur në rrjetin social një ftesë nga një femër, e cila i bëri bllok më pas për 5 minuta. Vajza e përshëndeti menjëherë pasi Ejlli e pranoi dhe ky nuk hezitoi t’i kthente një përgjigje, ndonëse ishte duke parë ndeshjen.
Pas përshëndetjes ai tregon se më pas i kanë ardhur disa mesazhe pa pushim dhe ky nuk i ka kthyer përgjigje pasi ishte i përqendruar te ndeshja. Kjo çoi vajzën të merrte vendimin që t’i bënte bllok shkruan AlpeNews.