Ndjekësit reagojnë për tërheqjen nga emisioni: “Përputhen nuk shihet pa Olti Currin”

Ditë e sotme gjatë transmetimit të “Përputhen”, blogeri dhe opinionisti i njohur Olti Curri, i cili ka qenë pjesë e programit që prej fillimit të tij, njoftoi se kjo do të ishte puntata e fundit ku merrte pjesë. Si arsye ai dha faktin që nis festimet e datëlindjes së shpejti dhe që i zgjasin 1 muaj, arsye e cila nuk bindi se tërheqja e tij do ishte përfundimtare.

Largimin Olti e konfirmoi edhe me anë të një postimi në Instagram, ku bashkangjitur me një foto me Nevina Shtyllën, ai shkruajti: “Sot pjesmarrja ime e fundit tek “Përputhen”, ndërkohë që emisioni vazhdon deri në përjetësi…” 

Më shumë përshtypje në këtë postim bëjnë komentet, ku ndjekësit e blogerit shprehim mendimet për largimin e tij. Që nga komentet “Po ike ti nuk ka lezet ky emision“, tek “Unë vetëm për ty e shihja“, “Je më i miri” apo “Nuk kishte vlerë të vazhdoje më“, komentuesit përcjellin të njejtin mesazh: Pa Olti Currin “Përputhen” nuk shihet.

Të shumta kanë qenë edhe mesazhet që i kanë ardhur Oltit personalisht pas këtij lajmi, një pjesë të vogël të të cilave ai i ka publikuar, duke i falenderuar për mbështetjen dhe duke siguruar ata që e ndjekin se asgjë nuk do ndryshojë mes tyre.

Duke qenë se thelbi i këtij programi është diskutimi dhe mbi të gjitha debati dhe këtë të fundit askush nuk di ta nisë(dhe ta mbyllë) më mirë se Olti Curri, është e kuptueshme ajo që ndjekësit e tij thonë.

/News31.al