Ndjekësi i uron vdekjen Beatrix Ramosajt/ Këngëtarja i kthehet keq: Njeri i shpifur! Të pastë…

Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes prej shumë kohësh për lidhjen e saj me Donald Veshajn brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kanë qenë të shumtë ndjekësit që nëpër faqe të ndryshme kanë lënë komente dhe shkrime ofenduese dhe me gjuhë urrejtjeje kundrejt këngëtares. Por mesazhi i një ndjekësi në inboxin e kushërirës së Beatrix, Anxhelina Hadërgjonajt, e ka revoltuar këtë të fundit.

Anxhelina publikoi në Instastory një foto të kushërirës së saj ku shkruan “Shpirt i bardhë”, por mori një që nuk e priste një ndjekës.

Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra meqë paska mbetur bardhësia te ajo. Pfff”, shkruan ndjekësi.

Ndërsa Anxhelina i ka kthyer po ashtu mesazh në Instagram

“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur! Të pastë zoti në dorë”, i ka shkruar ajo ndjekësit dhe bisedën e ka publikuar në Instagramin e saj.