MTV Europian Music Awards, 5 shqiptaret që konkuruan

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Europian Music Awards, e mbajtur dje mbrëma në Sevilje, Spanjë, ishte një festë e vërtetë për të gjithë emrat më në zë të muzikës, veçanërisht për artistet femra, që dominuan në performanca dhe çmime. Si rrallëherë, në MTV EMA qenë të pranishme pesë artiste me origjinë shqiptare.

Dua Lipa, e veshur me trupore dhe geta të zeza, hapi mbrëmjen me një performancë elektrizuese të këngës më të re “Don’t start now”.

View this post on Instagram

💛 @mtvema 💛

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ava Max u ngjit gjithashtu në skenë për të kënduar “Torn” dhe “Sweet but Psycho”.
Ava-1

Ava, e nominuar për “Best New Artist” dhe “Best Push”, arriti të rrëmbente trofeun e këtij të fundit.

Ava-2

Ndonëse jo e pranishme fizikisht, Bebe Rexha ishte një nga pretendetet për çmimin “Best Collaboration”, për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, por nuk ia doli të fitonte. Bashkëpunimi më i mirë u cilësua “Con Altura” – Rosalia, J Balvin ft. El Guincho.

Ava-3