Mozzik lutet në Mekë për Hanën dhe Loredanën

Në lutjet e Mozzik është padyshim e bija, Hana, si edhe ish-partnerja, Loredana.

Në një postim në Instagram Stories, ishte Loredana ajo që postoi një dorë me një letër ku shkruhet “Loredana, Hana”.

Siç mund ta shihni, në sfond duket Qabeja, ndërtesa në qendër të xhamisë më të rëndësishme të Islamit, Masjid al-Haram, e njohur si Xhamia e Madhe e Mekës.

E kujt është dora? E vetë Mozzik-ut. Reperi ndodhet në Mekë për të bërë Umrenë, një pelegrinazh islamik.

Në korrik 2022, Loredana foli për Mozzik dhe tha se “nuk kemi më asnjë kontakt”. Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe prindërit e Hanës e kanë gjetur gjuhën.

Apo janë ribashkuar?!

Anabelmagazine