Momenti gazmor, kur Princi William “flirton” me zonjën e moshuar bëhet viral

Të dielën, Princi William vazhdoi turneun e tij në Skoci në shtëpinë e të moshuarve, Queens Bay Lodge Care Home në Edinburg, ku ai shijoi një akullore (dhe disa shaka flirtuese) me disa nga banorët atje.

Kur Duka i Kembrixhit u ul në një tavolinë me 96-vjeçaren Betty Magee dhe mbesën e saj Kimberley Anderson, Magee nuk ishte aspak e ndrojtur me princin, që është edhe baba i tre fëmijëve.

“Është zakon në këto anë t’i jepni një zonje një puthje në faqe”, -i tha ajo Princit William, ndërsa ai u ul përballë saj në një tavolinë. “Oh, sa e ëmbël je. Do të më bësh të skuqem”, u përgjigj William, duke shtuar:

“Kur rregullat [anti-Co.vid] të lehtësohen më shumë, unë do të kthehem dhe do të të jap një puthje në faqe, Betty”. Ndërsa biseda e tyre vazhdonte, Princit William iu tha me shaka nga një punonjës: “A mund të mos flirtoni me banorët e mi?”

“Më vjen keq”, tha William duke qeshur. “Po përpiqem të mos e bëj, por nuk jam i sigurt se kush po flirton më shumë”. Ky episod shkaktoi shumë të qeshura mes Betty-t dhe njerëzve aty, por videoja është bërë virale edhe në internet.

Princi William filloi një mini-turne të premten, në rolin e tij si Lord i Komisionerit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kishës së Skocisë. Ai u emërua për këtë rol nga gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth. / Revista Class