Mjekët e diagnostikuan “gabimisht” me tumor, aktori Aleks Seitaj tregon problemin e vërtetë me të cilin u përball gjatë asaj periudhe

Nuk është hera e parë dhe për fat të keq as e fundit që një gabim i bluzave të bardha, si për shembull dhënia e një diagnoze të rreme, të bëhet shkaktar i një kalvari polemikash nga pas. Aktori i njohur Aleks Seitaj e ka provuar diçka të tillë në kurrizin e tij thuajse dy vite më parë, por veç tani ka folur për të. I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ai ka treguar se gjatë pandemisë, pas disa ekzaminimeve ,mjekët i kishin thënë se kishte tumor. Ai shtoi se me bërjen e disa analizave më të specializuara, diagnoza e parë kishte rezultuar er remë, por gjatë gjithë asaj kohe ishte ndjerë i frikësuar dhe kishte patur nankth dhe atake paniku.

“Mamaja e Xhesit (duke iu referuar këngëtares Xhesika Polo) u nda nga jeta për shkak të tumorit. Disa muaj më vonë, ishte momenti kur po bëhej i gjithë kaosi i koronavirusit, unë kisha temperaturë dhe ishte e vështirë të gjeje një vend ku të kontrolloheshe në atë periudhë. E gjeta vendin, nuk ekzistonin teste dhe e vetmja mënyrë që të më jepnin antibiotikë ishte të më bënin një grafi se mos ishte COVID. Në grafi doli diçka që nuk shkonte, më pas shkuan te skaneri dhe gjatë gjithë kësaj periudhe më thanë shiko se gjëndrat e tua limfatike janë disi si të zmadhuara dhe ne dyshojmë për praninë e një tumori.

Duke ardhur nga ndodhia para dy muajsh, nuk do ta zbukuroj, ishte momenti që pashë vdekjen afër. Deri në atë pikë unë në mendjen time isha i pathyeshëm. Kam thënë që nuk ka gjë që më hedh mua përtokë. Ishte e frikshme, ishte vërtet e frikshme. Pas dy javësh testesh e skanerash, të mos flasim për lekët sa janë derdhur, mua më vjen lajmi se nuk ke tumor. Gjatë asaj jave nuk kam fjetur. Sigurisht diçka brenda meje u thye dhe për herë të parë fillova të kisha çrregullime ankthi, atake paniku. Mendon se po kalon infarkt dhe do vdes. Kam frikë nga vdekja, vazhdoj të kem frikë, por nuk kam frikë të jetoj. Unë postoja një skeç çdo mëngjes nga e hëna në të diel,”– tha Aleksi.