“Miss Universe Kosova 2018” zgjedh sot më të bukurën, kush e kryeson jurinë dhe artistët e ftuar

“Miss Univers Kosova 2018” ka qenë ngjarja më e komentuar gjatë këtyre ditëve në Kosovë. Kush janë pjesëmarrëset, kush e përbën jurinë dhe elementët e spektaklit ishin disa prej pyetjeve për të cilat audienca ishte kureshtare. Për të gjitha këto detaje, publiku do të ketë rastin të marrë përgjigje në mbrëmjen e së premtes, atëherë edhe kur do të mbahet ky spektakël i madh, dhe i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në Kohavision nga ora 20:00. Ajo çfarë tashmë është bërë e ditur është pjesëmarrja e producentit të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edëard Ëalson. Ai do të jetë pjesë e jurisë së kësaj gare dhe bashkë me anëtarët e tjerë do të bëjë vlerësimin e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Univers Kosova 2018”, shkruan Koha.Net. Këtë e ka bërë të ditur për emisionin Express në KTV, Labinot Gashi, njëri nga organizatorët e kësaj garë. “Për herë të parë po e bëjë publike që pjesë e jurisë do të jetë edhe producenti nga SHBA-të, Edëard Ëalson. Ai do të mbërrijë nesër në Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash Gashi. Pjesë e “Miss Universe Kosova 2018” janë gjithsej 17 vajza të cilat garojnë me njëra tjetrën për kurorën e më të bukurës. Vajza fituese përfaqëson Kosovën në “Miss Universe”. “Vip Albania” që ka të drejtën e organizimit, ka zbuluar edhe se cilët do të jenë të ftuarit specialë që do të performojnë në një shoë që pritet të arrijë rekorde shikueshmërie në natën e transmetimit LIVE KohaVizion në Vizion Plus. Sabri Fejzullahu, Genta Ismaili, NRG band janë yjet që do të shoqërojnë këtë mbrëmje. Producenti i Miss Universe Albania & Kosova Eduart Deda, konfirmoi lajmin e ardhjes së producentit të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edëard Ëalso. Ai do të jetë pjesë e jurisë së kësaj gare dhe bashkë me anëtarët e tjerë të jurisë ; Diana Avdiu, Lindita Idrizi,Veton Osmani,Skerdi Faria, Inger Skura dhe Besnik Qaka do të bëjnë vlerësimin e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Univers Kosova 2018”. Në garën e “Miss Universe Kosova 2018” janë gjithsej 17 vajza të cilat garojnë me njëra- tjetrën për kurorën e më të bukurës. Vajza fituese do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin më të madh të bukurisë në botë “Miss Universe”.