Miss Bum Bum tradhton Neymar, një tjetër futbollist ia ka fituar zemrën

Miss Bum Bum ka braktisur Neymar. Modelja e braziliane, një tifoze e zjarrtë e Selecaos, mendon se ylli i këtij kampionati botëror do të jetë Philippe Coutinho. “Futbollisti më i mirë brazilian për momentin është Coutinho, sipas Top Channel. Mendoj se mjeshtri i Barcelonës ka për të shkëlqyer në këtë Botëror”, ka shkruar në profilin e saj në Instagram, Suzy Cortez. Modelja e famshme braziliane ka pozuar me fanelën me numër 14 që fantazisti i Brazilit mban këtë botëror. Ky postimi i saj erdhi menjëherë pas golit që Coutinho shënoi ndaj Zvicrës.