Milonerët e dasmave, mësoni pagesat marramendëse të këngëtarëve shqiptarë për një natë

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit, është më se evidente, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë. Çmimi i këngëtarëve sillet prej 2000 deri në 6500 euro. Një qytetar i interesuar për rezervimin e një këngëtari për një dasmë në këtë verë ka kontaktuar disa nga këngëtarët më të kërkuar të dasmave shqiptare. Ndërkaq, menaxheri i Ryva Kajtazit, me çmimin që na e propozojë u mundua të na bindë, duke na i treguar edhe çmimet e këngëtareve të tjerë. As më pak nuk qëndron as këngëtari Nadi. Këngëtarët e rritin çmimin e tyre akoma më shumë kur pyesin se ku do të bëhet dasma. E kur flasim për Afrim Muqiqin, i cili është pothuajse në çdo dasëm elitare, atëherë çmimi hyp kogja si shumë. Në krye të listës si më i paguri në dasma e mban Meda, i cili paguhet se “6 e gjysë” siç e quajnë ata vet vlerën 6 500 Euro. Madje ai komplet këtë vit e ka të rezervuar. Ndërkaq ne kemi kontaktuar edhe me disa të tjerë, ku grupi NRG, ka çmimin 2500 euro, shkruan Express. E sipas informatave që kemi, Shyhrete Behluli vetëm për një dasmë merr 4 000 euro e ndërkaq Shkurte Gashi 4500 euro.