Melinda Ademi merr vëmendjen me dukjen tërheqëse

Derisa është në përgatitje të materialeve të reja muzikore, Melinda Ademi ka qëndruar pranë fansave të saj përmes publikimeve në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj fundjave, bukuroshja është shfaqur në mënyrë mjaft atraktive në një pozë që e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Melinda-Ademi-3

“A jeni për një ‘freestyle’?”, është pyetja që reperja ua ka drejtuar fansave të saj, ndërkohë që nuk kanë munguar përgjigje të shumta pohuese.

Ylli i skenës sonë këtë veshje e ka zgjedhur për një koncert të sajin, ndërsa në InstaStory i ka publikuar edhe disa video nga performanca dhe dukja e saj.

Melinda-Ademi-2

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, Melinda ua kishte dedikuar një ‘diss’ pikërisht në formë të ‘freestyle’ dy rivaleve të saja në muzikë, Taynas dhe Rina Balajt.

Ndërsa kënga e saj e fundit e publikuar është “A po don pak” që u lansua në muajin gusht dhe numëron mbi tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/