Melania Trump feston 51-vjetorin ndryshe nga si ishit mësuar ta shihnit në Shtëpinë e Bardhë

Ish- Zonja e parë, Melania Trump festoi 51-vjetorin e saj ndryshe nga si ishte dashur të priste çdo ditëlindje për sa kohë ishte pjesë e Shtëpisë së Bardhë.

Melania e ka pritur ditëlindjen në plazh në Florida. Trump i falenderoi të gjithë ndjekësit në një postim në ‘Twitter’ për urimet e mbëritura në llogarinë e saj, megjithatë u tregua e kujdesshme të mos ndante shumë detaje.

“The times” ka shkruar se këtë ditë Republikanët e përdorën jo vetëm për të uruar, por për t’i treguar në një formë mbështetjen e tyre, bashkëshortes së ish- Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump./revistawho.com