Mediat italiane e shpallën të ‘vdekur’, reagon i prekur Kledi Kadiu: “Kjo është e trishtë”

Disa portale në itali kanë publikuar lajmin se balerini i talentuar, Kledi Kadiu ka ndërruar jetë, një lajm i cili ka shqetësuar të gjithë miqtë, familjarët por edhe fansat e artistit.

Menjëherë ka ardhur reagimi i balerinit, i cili përmes Instagramit ka njoftuar të gjithë se është shumë mirë dhe se këto lajme janë bërë vetëm për klikime.

“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, do shihemi më vonë. Po e bëj këtë ‘story’ për të gjithë njerëzit, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë. Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime.” -shprehet balerini i njohur.

Ndërkohë, duket se Kledi po punon për projekte të reja që do i ndajë shumë shpejt me publikun.