“Më puthi!”/ Fadil Berisha rrëfen eksperiencën e punës me Sharon Stone

Fotografi shqiptar, Fadil Berisha ka rrëfyer disa prej eksperiencave me personat më të famshëm në botë në E Diell.

Ai theksoi se kur takohesh me të famshmit duhet të jesh i sigurt dhe me vetëbesim dhe nuk duhet të shfaqësh nervozizëm.

Fotografi tregoi eksperiencën e punës me aktoren e famshme Sharon Stone.

“E kanë edhe pjesën që nuk duhet me i pas frikë, duhet me qenë i sigurt me veten. Kur erdhi i thash që të fotografoja pjesën e famshme të atij filmit.

Në fillim tha jo, se s’jam më ashtu, por pranoi në fund. Kur mbaroi më puthi në të dyja faqet”, tha Berisha. / Top Channel