Më e mirë e ëma se e bija? Befason me pamjen ish gruaja e Eddie Murphy në martesën e së bijës!

Eddie Murphy u shfaq krah vajzës së tij 32-vjeçare, Bria Murphy, teksa ajo kremtonte lidhjen në martesë me aktorin Michael Xavier në një ceremoni private në Beverly Hills, Kaliforni, dhe mediat rozë “u cmenden”. Fokusi, padyshim, në këtë ditë të shënuar për të ishte tek Bria, e cila padyshim shkëlqeu me një fustan të mrekullueshëm të bardhë nga Netta BenShabu, ndërsa Xavier mbante veshur një kostum elegant të zi.

Por ndërkohë, një pjesë të madhe të vëmendjes e rrëmbeu sakaq nëna e saj, ish bashkëshortja për 13 vjet e Eddie-t, Nicole.
Me fustanin e kuq të puthitur pas trupit, ajo shfaqi format perfekte, ndërsa disa ndjekës në rrjetet sociale, thanë se dukej edhe më mirë se e bija!

Bria dhe Xavier shkëmbyen betimet përpara 250 miqve të tyre më të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Përveç saj, Eddie është baba i nëntë fëmijëve të tjerë: Eric, 33 vjeçar, Christian, 31 vjeçar, Miles, 29 vjeçe, Shayne, 27 vjeçe, Zola, 22 vjeçare, Bella, 20 vjeçare, Angel Iris, 15 vjeçare, Izzy Oona, 6 vjeçe, dhe Max Charles., 3 vjeçe.

Bordo