Mbrëmjen e djeshme ‘Opinion’ festoi 23-vjetorin, Blendi Fevziu kthen kohën pas me këto pamje nga rrugëtimi i tij në ekran

Me anë të një postimi në llogarinë e tij, gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka treguar se mbrëmjen e djeshme programi ‘Opinion’ mbushi plot 23 vite në transmetim. Ai ka përmbledhur disa nga momentet e ndryshme të programit, i cili ka shoqëruar për kaq vite rresht të gjithë audiencën dhe teleshikuesit.

“OPINION mbush sot 23 vjet. Emisioni nisi me 31 Gusht 1997 ne RTSH ora 20:30. Vitin e pare u transmetua cdo te diel. Qe prej 27 shtatorit 1998 u transferua ne Tv Klan dhe u spostua te hene e me pas te enjte. Ne 2006 nisi dy here ne jave dhe prej 2008 kater here. Me 10 Shtator ne nisin sezonin e ri, te 24 vit rresht. Faleminderit te gjitheve qe ka keni ndjekur ne kete rrugetim mediatik”, ka shkruar Fevziu krah postimit të fundit në llogarinë e tij.

Midis pëlqimeve të shumta, ka dalluar dhe komenti i moderatores Alketa Vejsiu, e cila ka shkruar: “Duke bërë histori”.

Në pamjet e shumta që Blendi ka ndarë dallohet jo vetëm ndryshimi i evidentueshëm i pamjes së gazetarit, por dhe personazhet e njohur që ai ka intervistuar gjatë gjithë karrierës si At Zef Pllumi, Ismail Kadare, Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta etj.

Kujtojmë se së fundmi ‘Opinion’ ka sjellë për teleshikuesit një panoramë më të zgjeruar të të gjitha destinacioneve të bukura të Shqipërisë dhe gjithë qyteteve turistike të cilat duhen vizituar për vlerat dhe pasuritë kulturore që mbartin.

revistawho.com