Matchy-matchy me dy fëmijët në ditën e ditëlindjes, Zaimina Vasjari: Sot më e plotësuar se kurrë!

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen.

Ajo mbush plot 35 vjeç ndërsa ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj. Në një video ku shihet me veshje të kombinuar me dy fëmijët e saj, Zaimina shprehet se ndihet më e plotësuar se kurrë.

“Gëzuar ditëlindjen për mua! Faleminderit të gjithëve për urimet. Sot më e plotësuar se kurrë! Faleminderit zot”, ka shkruar këngëtarja krahas videos ku shihet duke fryrë qirinjtë në tortën në formë zemre.