Mary J. Blige, së shpejti një libër për fëmijë

Mary J. Blige ka zbuluar se do të publikojë një libër për fëmijë , ‘Mary Can!’, i cili do të dalë në mars 2023 nga HarperCollins Publisher.

Libri është një histori frymëzuese dhe motivuese për një vajzë të re, e cila dëshmon se çdokush mund t’i realizojë ëndrrat e tij vetëm nëse beson në vetvete.

“Unë dua që fëmijët të dinë se nuk ka kufij për atë që ata mund të arrijnë,”  i thaBlige PEOPLE për librin. “Dëshira ime është që mbesat dhe nipërit e mi të ndjejnë se mund të arrijnë gjithçka që imagjinojnë. Duke u rritur, më thanë vazhdimisht se ëndrrat e mia ishin shumë të mëdha, shumë të guximshme dhe shumë të paarritshme.Nga fillimi në fund, ky libër ka qenë ëndrra ime . Duke filluar nga ideja, tek partneriteti me Ashleigh Corrin dhe Harper Collins të cilët ndihmuan në sjelljen e Mary Can! në jetë. Nuk mund të isha më e emocionuar për ta ndarë këtë me brezin e ri”, shtoi ajo.

Viti 2022 i Blige ka qenë i mbushur plot. Ajo publikoi në shkurt albumin e saj të katërmbëdhjetë në studio, Good Morning Gorgeous. Më pas ajo dha një performancë të hiteve të vitit 2001 “Family Affair” dhe “No More Drama” në Super Bowl LVI Halftime Show së bashku me Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Kendrick Lamar./Lapsi.al