Martohet Berlusconi – detajet e dasmës

Ka nga ata që i shtojnë thonjëza fjalës martesë, nga ata që i referohen një dasme pa dasmë, të tjerë për një fejesë të veçantë. Numërimi mbrapsht për “dasmën” e Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina ka nisur.

Data është caktuar për të shtunën më 19 mars, ditën e baballarëve. Ngjarja e madhe, e planifikuar fillimisht në Provence, duhet të mbahet në Arcore me praninë e të pesë fëmijëve të tij: Marina, Piersilvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi.