Martohet Afërdita Dreshaj, në dasmën si në filma kërcen vallen shqiptare me burrin e huaj

Më në fund, dita e madhe për Afërdita Dreshajn kishte ardhur. Këngëtarja e modelja shqiptare, kurorëzoi dashurinë e saj me sportistin çek Jakub Kindl në Miami të Shteteve të Bashkuara.E rrethuar nga miqtë e familjarët, ajo dasmën e bëri në një plazh ku po dukej shumë e lumtur krah bashkëshortit të saj, shkrua Prive.
Çifti Kindl dhe Dreshaj, po dukeshin si çift përrallash ndërsa të gjitha shoqërueset e nuses, ishin veshur në fustane të zinj, e shoqëruesit e dhëndrit sigurisht me kostum.

Video e imazhe nga dasma ka publikuar modelja Xhesika Berberi, që si shoqe e ngushtë e Afërditës, ishte njëra nga shoqërueset e nuses. Dasma pati momentin kulminant ku Afërdita dhe dhëndri kërcyen vallen shqiptare, siç shihet në videon e showbizi online.