Martesë gay/ Prezantuesi shqiptar celebrohet me një mashkull

Ai ka qenë një ndër prezantuesit e “Top Select” gjatë sezonit të fundit të këtij emisioni. Bëhet fjalë për moderatorin Mishel Rrena,i cili së bashku me Kiara Titon, Ardit Muaratajn dhe Liesa Haxhiasllanin prezantuan sezonin e fundit të “Top Select”.

“Xing.al” ka zbuluar se Misheli është larguar së fundmi nga Shqipëria dhe ka nisur një jetë të re jashtë vendit. Tashmë ai i ka pranuar hapur prirjet e tij seksuale dhe i ka dhënë fund beqarisë me një mashkull tjetër, me të cilin herë pas here ka publikuar edhe foto në rrjetet e tij sociale. Ceremonia e tyre e dasmës është mbajtur në Londër ndaj ju sjellim edhe disa foto nga dita e tyre e martesës.