Martesë, bebe dhe numerologji/ Ish-lojtari i “Big Brother” martohet më 22.02.2022 me partneren në javën e 22-të të shtatzënisë

Dijedon Musa i “Big Brother 8” njihet në Kosovë dhe Shqipëri si “doktori i matur”.

Pasi e ka provuar çdo të thotë të jesh pjesë e shosbiz-it, ai ka preferuar që ta mbajë jetën e tij private larg saj, pasi për të siguria në një marrëdhënie vjen me kohën.

Por historia e dashurisë, që po jetonte prej më shumë se tre vitesh duket se është finalizuar me martesë, ndërkohë që është në pritje për t’u bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij është po ashtu stomatologe, quhet Amonda Orllati, dhe me të Dijedoni është njohur në klikën e tij.

Ishte pikërisht partnerja e tij që ndau fotot nga ceremonia e celebrimit, ku bëjnë përshtypje numrat e njëjtë. Çifti ka zgjedhur për celebrim datën të veçantë 02.02.2022, që përkon me javën e 22-të të shtatzënisë së partneres. “02.02.2022 to eternity.. #22weekspregnant”, shkruante partnerja mjaft sharmante e Dijedonit, sipër fotove të ceremonisë, ku duken vërtet çift i bukur.

story.al