Maluma po bëhet baba!

Fotoja e fundit që Maluma publikoi në llogarinë e tij në Instagram po i çmend të gjithë fansat.

Këngëtari latin ka ndarë me të gjithë një imazh, ku shfaqet barku i rrumbullakosur i një vajze, teksa Maluma i ka vënë kokën mbi të, ku shkruhet “#7DJ”.

Edhe postimin, ai e ka shoqëruar me të njëjtën gjë që ka shkruar në barkun e vajzës misterioze.

Disa nga ndjekësit e kanë uruar këngëtarin duke menduar se së shpejti do të bëhet baba.

Megjithatë, ka edhe nga ata që besojnë se kjo është një mënyrë për të promovuar ndonjë projekt të ri muzikor që Maluma po sjell.

Dy projektet e tij të fundit, të cilat patën sukses të jashtëzakonshëm, janë “Medallo City” dhe “Cielo a un Diablo”.