Luizi vë bast me Arbanën në emision: Nëse fitoj Kiarën, unë heq dorë nga duhani

Përfshirja e Luizit në buxhetin e javës, i ndau banorët në dy ‘kampe’. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, e cila feston nesër ditëlindjen.

Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

Gjatë diskutimeve në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Arbana i bëri Luizit një propozim nëse do hiqte dorë nga cigaret e javës për të blerë një dhuratë për moderatoren. Ky i fundit u shpreh se në rast se fiton Kiarën do të marrë vendimin për të lënë cigaren.

Diskutimet gjatë spektaklit të sotëm

Tea: Luizi vendosi të qëndrojë larg buxhetit të përgjithshëm, duke porositur vetëm cigare. Ne po tregoheshim njerëzorë dhe ta përfshinim në buxhetin tonë, duke i dhënë nga ushqimi ynë. Ky ishte qëllimi. Ai vjedh natën ushqime, pa kërkuar leje. Unë vendosa që ai të mos përfitojë më nga të tjerët. Ti më the që dhuratën e Kiarës e ke rregulluar Luiz.

Luizi: Nuk të jap llogari ty unë për dhuratën e Kiarës.

Tea: Unë vendosa që ti jepja atë që i takonte, cigare, meqë atë kërkoi.

Diola: Edhe nëse Luizi do hante një pjatë gjellë nga ne, nuk përmendet ushqimi.

Efi: Ti thjesht nuk e ke kuptuar se është e kotë të merresh me Luizin. Thjesht lërë.

Luizi: Se kush është Tea Trifoni u mor vesh. Si si do sillem unë me Tea Trifonin, do e merrni vesh. Unë bëj për lojë gjithçka, thjesht ju e merrni personale. Të gjithë keta që i janë vënë kundër Kiarës, që është krahu im i djathtë, e panë të gjithë se kush është Kiara Tito. Nuk jam absolutisht dakord për lojën që ti bën Tea. Ajo që unë shoh me sy tjetër, është pjesa ime personale. Po të them, jam kaq i lumtur që e kam zgjedh Kiarën, dhe nuk do ndal deri kur…

Diola: Luiz po flasim për buxhetin.

Luiz: Mos bëni zhurmë, më lini të mbaroj.

Diola: Luizi është i paparashikueshëm.

Luizi: Unë doja realisht ti bëja surprizë. I vetmi personi ka qenë Armaldo që ia kam thënë, madje e kam thënë edhe në dhomë të rrëfimit, për ti marrë Kiarës dhuratën. Po fitova Kiarës, unë lë duhanin.

Panorama.al