Luiz Ejlli thyen çdo rekord, mund edhe mbretin Charles në TikTok (FOTO)

Luiz Ejlli në një kohë të shkurtër u kthye në një fenomen. Loja e tij në Big Brother VIP mori mbështetje të gjerë nga çdo grupmoshë, duke e suportuar edhe kur ai bëri lojën me Kiarën për problemin shëndetësor që mund të kishte. Së fundmi, këngëtari ka mundur edhe mbretin Charles në TikTok.

Luizi spikati gjatë qëndrimit 133 ditorë brenda shtëpisë, duke u kthyer në një personazh të dashur. Prej javëve të para, Luizi surprizoi çdokënd pasi kapi shifra të frikshme në internet.

Në një kohë të shkurtër arriti të ketë plot 1 miliard klikime në TikTok, duke u bërë personazhi më i klikuar i momentit në trojet shqiptare. Aktualisht, ai ka thyer çdo parashikim të mundshëm.

Luizi ka më shumë klikime në TikTok edhe se vetë Mbreti Charles III, i cili u kurorëzua në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë, ku bota i kishte sytë nga ai.

Jo vetëm kaq por këngëtari këto ditë theu edhe një rekord në kanalin YouTube të Top Channel, ku videoja e tij u bë më e klukuar ndonjëherë në Top Channel.