Luiz Ejlli apo Romeo dhe Donaldi, kush është më i kërkuari gjatë BBVIP 3?

Që kur ka nisur “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshaj është një ndër banorët më të diskutuar, por gjatë kësaj kohe një vëmendje ka marrë edhe binjaku i tij Donaldi, i cili ishte një nga protagonistët e “BBV1”.

Mirëpo, duket se protagonistI i vitit të kaluar, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pothuajse një vit pas përfundimit të eksperiencës së tij në “BBV2”.

Por kush është më i kërkuari gjatë këtij Big Brother-i?

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka publikuar në X disa statistika që tregojnë për cilin prej tyre është më i interesuar publiku.

Sipas analizës së Semanajt, të bazuar në të dhënat nga kërkimet në Google dhe YouTube, duket se Romeo dhe Donaldi të bërë së bashku nuk e mundin dot Luiz Ejllin.

“Sot po lexoja në disa portale që #luizejlli dhe #donaldveshaj janë dy ish-banorët më të përfolur gjatë këtij BBVIPAL. Përsëri i drejtohemi statistikave, Donald + Romeo (aktualisht banor) nuk arrijnë dot Luizin.

PS. Statistikat vetëm gjatë këtij #BBVIPAL,” -ka shkruar Semanaj.

popart.al