Luan Zhegu bashkëpunim me Flori Mumajesin?!

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luan Zhegu ishte sot i ftuar në programin “Ndryshe”.

Për shkak të gjendjes së pandemisë në vend, ai dha një intervistë për Top Albania Radio nëpërmjet linjës telefonike.

Me këngët e tij më të dëgjuara në sfond, Zhegu zbulon disa detaje nga jeta e tij private dhe profesionale. Ai rrëfen se pandemia i la përgjysëm një projekt shumë të rëndësishëm televiziv.

I pyetur se me cilin këngëtar shqiptarë do të dëshironte të bashkëpunonte, zgjedhja e tij ishte Flori Mumajesi.

Kujtojmë se para një viti, Luan Zhegu bashkë me Florin kanë interpretuar të dy gjatë një udhëtimi në avion. Bëhet fjalë për një pasagjer që kishte ditëlindjen, të dy ishin gjendur në të njëjtin vend dhe kanë kënduar bashkë këngën‘Ti më je si një gonxhe’ në formë surprize.