Lori Hoxha mban premtimin publik që i bëri Luana Vjollcës, e ftuara e parë e “Shiko Kush Luan”

Pak javë më parë, Luana Vjollca na tregoi mënyrën më origjinale për të ftuar dikë në emision. Gjithçka ndodhi në Instagram-in e Lori Hoxhës, ku kjo e fundit kishte shoqëruar një foto të publikuar me shkrimin: “Dikush më tha që nëse shkruani dëshirën tuaj në komente, ajo realizohet.”

Luana shprehu dëshirën që ajo të ishte pjesë e emisionit të parë të “Shiko Kush Luan” dhe Lori e pranoi publikisht. Duket se premtimi është mbajtur, pasi vetë Lori ka publikuar sot një foto nga skena e re dhe xhirimet, duke u shprehur se ndihet mirë që është rikthyer në të.

“Shiko Kush Luan” rikthehet në 26 shtator në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Deri tani janë zbuluar dy të ftuarat e para: Lori dhe Kida. Me një skenë më të madhe dhe risi të tjera, jemi të sigurt se premiera do të thyejë rekorde si gjithnjë.

News31