Loredana feston 25-vjetorin, zbulon disa nga surprizat që mori në mesnatë

Reperja e njohur, Loredana, feston sot 25-vjetorin e lindjes.

Ajo është surprizuar nga njerëzit e saj tê afërt në mesnatë, të cilët janë kujdesur t’i dhurojnë reperes momentet më speciale.

Ata e kanë befasuar me disa torta të personalizuara me foto nga fëmijëria dhe me të atin.

Ndërsa në njërën prej tyre shihet fotoja e Hanës. Loredana është surprizuar po ashtu edhe me një varëse, që është me siguri mjaft e shtrenjtë.

Tashmë na mbetet të presim për të parë çfarë ka menduar të organizojë Loredana për 25-vjetorin e saj.