Liberta Spahiu: Refuzoj të dashur me 200 Euro rrogë!

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, është një nga personazhet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Gjithmonë karriera dhe jeta e saj private kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Së fundmi, moderatorja e “Prive”, ka dhënë një intervistë për “Thumb”, ku gazetari e pyet nëse e do mashkullin me lek apo jo.

“Më mirë një të dashur pa makinë dhe me era rozmarinë, apo një të dashur me një super makinë por që i vjen era trëndelinë?”, e pyet gazetari.

“Ndalu veç pak, nuk mund të them që jam  materialiste, por nuk mund të them që kam qejf një të dashur me 200 euro rrogë”, shprehet Liberta, duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj.