Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone habitin shitësit në market

Leonardo dhe Camila kanë arritur deri më sot ta mbajnë sa më larg syrit të publikut lidhjen e tyre.

Megjithatë lajmet për ta në mediat online nuk kanë munguar e sidomos për diferencën në moshë duke qenë se aktori është 23 vjet më i madhe se modelja.

Së fundmi “People” raporton se çifti e ka kaluar bashkë Vitin e Ri dhe kanë blerë së bashku në supermarket ushqimet për darkën.

Shitësit janë habitur nga sasia e madhe e ushqimeve që ata kanë blerë. “Nuk mund ta besonim sa shumë që blenë. Morën makarona, salca, biskota, patatina, rrecell dhe disa gjëra të tjera” –tha një prej shitëseve.

“Di Caprio kishte sytë më blu që kam parë në jetën time. Më kujtoi Titanikun”-shtoi ajo.