Leksion për dashurinë nga Robert Aliaj!

Nuk është hera e parë që Robert Aliaj i dërgon publikut të tij një mesazh nga rrjetet sociale para se të nisë transmetimin dating show ‘Love Story’. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, në fron për të gjetur dashurinë është Krist Aliaj, djali i Robertit, ndaj edhe për opinionistin nuk do të jetë një sfidë e lehtë. Megjithatë, ai e di mjaft mirë natyrën e Kristit, njeh karakterin e tij, ndaj edhe nuk do ta lejojë atë të bëjë gabime.

Megjithatë, Roberti ka një mesazh për publikun pak para se të nisë transmetimin nata e parë e ‘Love Story’-t.

Mes të tjerave, ai thotë se çelësi i suksesit të këtij programi është pikërisht publiku, ndaj kërkon që përmes këtij spektakli të krijohet një profil modern i një vajze apo një djali. Po ashtu, Roberti kërkon nga publiku që ai të zbërthejë sa më shumë të mundet elementë të karakterit të personazheve dhe jo të përqëndrohet vetëm tek pamja e jashtme e tyre.

Shpresoj mos të ketë vend për thashetheme, sepse kjo po ndodh rëndom dhe nuk është mirë për një show ku flasim për argumentin e dashurisë. Unë kërkoj që të gjithë së bashku të angazhohemi, të krijojmë një model të një djali ose të një vajze moderne, e formuar dhe e edukuar. Pastaj, se çfarë do ndodhë më pas varet nga secili nga ne. Unë dua t’ju them vetëm diçka shkurt: çelësi i suksesit do të jenë vetë njerëzit, do të jeni ju vetë. Ne jemi thellësisht kafshë sociale dhe mënyra se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin do të përcaktojë sa larg mund të arrijmë në show, po sa larg mund të arrijmë edhe në jetë.
Zakonisht, ne kemi defekte dhe jemi shumë mospërfillës në marrëdhëniet me njerëzit, gjë që vërehet në të gjithë talk show-t dhe në dating show-t, është evidente, sepse ne nuk shohim kush janë ata në të vërtetë, ne shohim vetëm reflektimet tona ose fantazitë tona tek ata, gjë që është është një këshillë që unë e theksoj disa herë, që ju të jeni shumë të kujdesshëm dhe të niseni nga karakteri i secilit dhe jo nga paraqitja dhe as nga paragjykimi. Suksese!