Ledioni 33 vjeç, menyja e pijeve të festës i la të gjithë pa fjalë!

Siç besojmë e morët vesh nga mediat ditën e djeshme, Ledion Liço festoi dje ditën e tij të lindjes.

Ledion-2

Mbrëmja e ka gjetur moderatorin, familjen e tij dhe njerzit e ngushtë të tyre në një festë dedikuar specifikisht 33-vjetorit të tij.

Ledion-3

Përveç të ftuarve, organizatorët e festës (që me gjasë janë Sara dhe Lori) kishin menduar edhe për detajet e personalizuara në mënyrën më origjinale. Ndër më të veçantat ishte menuja e pijeve, emrat e të cilave ishin vendosur në bazë të programeve që Ledioni ka pasur në Top Channel.

Ledion-4

Nëpërmjet Instagramit, siguruam edhe disa momente të tjera: Fotot nga festa nuk kanë qenë të shumta pasi siç duket Ledioni ka dashur që mos të qarkullojnë në media momentet private të lumturisë që kalon me të dashurit e zemrës. E rëndësishme është që nga sa pamë duket se të gjithë kanë kaluar një mbrëmje të bukur dhe Ledioni e ka shijuar shumë. /News31.al