Ledion Liço gati për primetime, me kë do të zihen për audiencë Luana, Ermali dhe Agroni?

Ledion Liço ka realizuar një spot shumë të veçantë televiziv, me të cilin njofton rikthimin e tij në primetime në ekranin “Top Channel”, si moderator i “The voice kids”. Moderatori i njohur dhe me shumë vite karrierë do të nisë në janar 2018 rrugëtimin e ri, me trajnerët e kësaj aventure televizive, pikërisht Miriam Canin, Eneda Tarifën, Aleksandër dhe Renis Gjokën. Ndërsa kanë premtuar një edicion mjaft interesant lind pyetja me kë do të zihen për audiencë Luana Vjollca, Ermal Mamaqi e Agron Llakaj, pas fillimit të këtij “Talent Show”?