Lediana ndryshon look dhe duket kaq ndryshe

Lediana Prenga, konkurrentja e Për’puthen, ka ndryshuar look duke na surprizuar të gjithëve. Ajo ka hequr dorë nga flokët e errët pasi ka ndryshuar ngjyrën, duke e çelur në disa tone, teksa po ashtu i ka shtuar disa fije të verdha. Lediana duket ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht dhe ngjyra e re i shkon shumë. Të njëjtin mendim kanë edhe fansat e saj të cilët e kanë komplimentuar për mënyrën se si duket me këtë look.

Sa i përket rrugëtimit të Ledianës në emision, vlen të theksohet se javët e fundit gjërat mes saj dhe Mevlanit duket se nuk kanë ecur mirë. Ndonëse dyshja shkëmbeu puthjen e parë, marrëdhënia mes tyre duket shumë e tensionuar dhe me pasiguri të dyja palët. E teksa Antonela ka hequr dorë nga Mevlani, shumë zëra thonë se Lediana ka një lidhje jashtë emisioni, mirëpo vet ajo i ka mohuar këto lajme.

/News31