Lajme të mira për Andrea Pirlon, lideri i Juventusit i gatshëm për sfidën ndaj Atalantës

Pas dy fitoreve radhazi kundër Napolit dhe Xhenoas, dy përgjigje të forta nga ana e bardhezinjve pas turpërimit nga Beneventoja, për trajnerin Pirlo vijnë të tjera lajme të mira nga infermieria.

Dje është komunikuar se Leonardo Bonuçi ka rezultuar negativ ndaj dy kontrolleve për COVID-19. Tamponët e zëvendëskapitenit kanë rezultuar që të dy negativë (u infektua në kthim, pas grumbullimit me Kombëtaren italiane) dhe nga sot ai do të jetë normalisht në grup, për t’u stërvitur në pritje të ndeshjes së radhës në kampionat, kundër Atalantës.

Bonuçi do të jetë një forcë më shumë për prapavijën, duke parë duelin jetik të kësaj fundjave në Bergamo, për zonën Champions.

PANORAMASPORT.AL