Kushëriri i tij boksier triumfon ndaj bullgarit në “Air Albania”, feston Noizy

Prej disa minutash në “Air Albania” kanë nisur ndeshjet e boksit dhe do të jenë plot 10 të tillë, kur më pas në ring të ngjitet Florian Marku që do të ketë përballë meksikanin Pera.

Pak minuta më parë në ring është ngjitur Gelian Rajku, kushëriri i këngëtarti Noizy, i cili ka pasur përballë boksierin bullgar Sinan Gungor, në kategorinë e peshabe të rënda.

Rajku ka arritur të mposhtë bullgarin, ndërsa aty ka qenë për të festuar edhe kushëriri i tij Noizy. Kujtojmë se Geliani është i bërë i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në Përputhen.

Ka ardhur momenti të cilin të gjithë e prisnim. Stadiumi “Air Albania” po nis të mbushet ndërsa në ring kanë nisur ndeshjet e para.

Florian Marku me shumë gjasa do të ngjitet rreth orës 21:00, kur përballë do të ketë boksierin Miguel Ramirez. Një përballje, në të cilin fituesi do të marrë titullin e WBC Silver, shkrun abcnews.al

Kjo është cilësuar si përballja më e rëndësishme në karrierë për Florian Markun, jo vetëm për faktin se po përballet në vendin e tij në një arënë të mbushur e gjitha për të, por edhe sepse do të ngjitej në klasifikim.

Kundërshtari i Markut, ka më shumë eksperiencë, pasi ka zhvilluar 22 ndeshje, nga të cila vetëm 2 ka humbur dhe një barazim.