Kush pritet të rrëmbejë statujat e arta të Oscars 2022

Na ndajnë veç dy javë nga nata speciale e edicionit të 94-tët të Oscars që do mbahet në 27 Mars në Dolby Theater në Los Angeles, Kaliforni. Por kush janë pretendentët kryesorë të këtij viti? Për aktoret më të mira protagoniste dhe jo protagoniste janë duke luftuar 10 yje të kinematografisë. Jessica Chastain është aktualisht peretendente kryesore për rolin si Tammy Faye, ndërsa Ariana DeBose, mendohet si fituesja e rolit mbështetës për filmin West Side Story.

Këtë vit, parashikimet janë të vështira, madje edhe pamja e tyre teksa parakalojnë në tapetin e kuq të çmimeve. Sytë janë nga veteranet e Oscars, emra të tillë si Nicole Kidman dhe Penelope Cruz. Ndërsa Kristen Stewart pritet me padurim për nominimin e saj të parë për filmin Spencer. Megjithëse për këtë të fundit, e gjithë bota po pret diçka ekstravagante dhe hiç të zakonshme. Ceremonia do jetë e jashtëzakonshme, sipas premtimeve nga producentët.