Kur xhirohet një klip i Bleona Qeretit, shihni prapaskenat e “Monster”!

Nëse jeni kureshtarë të shihni se si artistët xhirojnë klipet e tyre muzikore, atëherë duhet të shihni një video që këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar në Instagram. Ajo së fundmi ka punuar në realizimin e klipit të këngës “Monster”, i cili pritet të lançohet sot. Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një video ku tregohen prapaskenat e xhirimeve, shkruan Prive. Vlen të theksohet se Bleona shpesh e bën regjinë e klipeve të saj dhe siç e ka shprehur në intervistat e saj, ajo është shumë detajiste.

https://www.youtube.com/watch?v=Q4ir1gRAu4A&feature=youtu.be