“Kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet!” Einxhel tregon pse u rikthye në “Big Brother VIP”

Para pak ditësh Einxhel pësoi një incident në “Big Brother VIP”. Ajo lëndoi krahun teksa tentoi të kapërcente një orendi në formë rrethi dhe iu nënështrua edhe një ndërhyrjeje. Gjatë spektaklit të së premtes ajo u lidh me pjesën tjetër nga spitali teksa ditën e djeshme ajo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët të gjithë kanë treguar kujdes maksimal për të. Së fundmi, gjatë një bisede me Monikën dhe Beniadën, Einxhel ka treguar se nuk do donte të shkonte në shtëpi sepse donte të mundonte familjarët e saj.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur Einxhel.

/News31