Kujdes kur dilni me shoqe, mund ta pësoni si Eva Murati

Nëse dilni vetëm me shoqe mund të keni pyetje si kjo e fundit që i mbërriti Eva Muratit në llogarinë e saj, ku iu desh të sqaronte dhe preferencat seksuale.

“Mos je gjë lezbike se vetëm me femra të shoh”, ka shkruar një prej ndjekësve që Eva ka vendosur t’i përgjigjet publikisht.

“Hej zot dhe këtë kishim mangut. Del me vajza, je lezbike, del me djem, qënke lidhur. Jam heteroseksuale. Apo s’keni çfarë diskutoni 3 orë në kafe?”, ka shkruar Eva.

Të ketë qenë kjo pyetje sa për të marrë një përgjigje, apo vërtetë njerëzit mendojnë kështu në 2022 kjo mbetet ende enigmë./revistawho.com