Kris Jenner i habit të gjithë, miliarderja feston 64-vjetorin ndryshe nga të gjithë

Miliarderja e njohur, Kriss Jenner duket se e ka festuar 64-vjetorin e saj në mënyrën më të veçantë nga të gjithë moshatarët e saj. Ajo ka publikuar në rrjet një video ku shfaqet brenda një avioni duke kërcyer në mënyrë ekspresive. Pa komplekse Kriss e ka shijuar këtë moment special në jetën e saj dhe duket se dhe Kim e ka shijuar. Nga pamjet e publikuara dallohet se Kim ka vendosur të mos lëvizë nga vendi ku qëndron, teksa sheh se si kërcen mamaja e saj.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit, duke i kujtuar dhe njëherë të gjithëve se shpeshherë, mosha është thjesht një numër.

Pavarësisht këtyre momenteve, ndjekësit janë duke pritur me shumë kuriozitet pamje të tjera nga festa e personalizuar që familja ‘Kardashian-Jenner’ ka realizuar për mamanë e tyre.

revistawho.com